×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi: Nuk jam person që e nisi luftën i pari

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 11:54

    Shkodran Mustafi mbrëmë u rikthye për të luajtur me Arsenalin në ndeshjen që londinezët e fituan 3-0 ndaj Frankfurtit në kuadër të Europa Ligës


    Shkodran Mustafi lidhej me një largim nga Arsenali në afatin e fundit kalimtar, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi i Arsenalit ka thënë se babai i tij, i cili është edhe agjenti tij ka folur me klubin.

    “Babai im, që është agjenti im, ka folur me klubin,” ka thënë Mustafi.

    “Jam lojtar i Arsenalit dhe më kanë mbetur edhe dy vite kontratë.

    “S’kam qenë asnjëherë person që nis luftën kur diçka nuk funksionon.

    “Gjithmonë kam thënë, nëse është e mundur, jam i gatshëm për hapin e radhës. Nëse jo, do të vazhdoj të bëj lojën time.

    “Trajneri [Emery] ka thënë se më sheh në të njëjtën mënyrë si lojtarët tjerë në ekip. Kjo është pse luajta (mbrëmë). Do të shohim çfarë na ka rezervuar e ardhmja,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!