Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro ka treguar hollësi nga takimi i djalit të saj me Messin në ceremoninë e “Topi të Artë” të vitit 2017.
Ajo në një intervistë së fundi ka folur për Ronaldon dhe nipin e saj Cristiano Jr, shkruan Reporteri.net
Ajo e zbuloi se cili ishte reagimi i Cristiano Jr kur e kishte parë Messin dhe tha se në atë kohë nipi i saj ishte më i gjatë sesa ylli argjentinas i Paris Saint-Germain.
“Isha me Cristiano Jr dhe i thashë: ‘Shiko, ai është Messi.’ Ai m’u përgjigj: ‘Ky nuk është Messi, ky njeri qenka shumë i shkurtër’. Por biri im e nxiti atë dhe i tha të shkojë dhe ta përshëndetë Lionelin”, tha Aveiro.
Në kohën kur u takua me Messin, Cristiano Jr ishte vetëm 7-vjeçar.
“Nipi im ishte më i gjatë se Messi në atë kohë. Ishte një çast shumë qesharak”, shtoi ajo.
Nga ajo ceremoni, Ronaldo doli si fitues i Topit të Artë për herë të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.