Alpinistja e parë shqiptare, e cila ka poshtuar majën më të lartë në botë Eversetin, Uta Ibrahimi i ka dërguar një mesazh falënderimi nënës së saj.
Uta e ka falënderuar nënën e saj për mbështetje në çdo sfidë që ajo e ka kaluar, ku ka treguar edhe për fillimet e saj, si e priti nëna e saj vendimin për tu marr me këtë sport të rrezikshme dhe përkrahjen që e ka tani, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, ajo për fund kishte edhe një mesazh, se viti 2020 do të ketë surpriza, Uta e quan” rrush me lula”.
Më poshtë postimin e plotë të saj pa ndërhyrje nga redakisa:
“Asht tepër shumë e randsishme me pas përkrahjen e prindërve në vendimet e jetës.
Nana, edhe pse fillimisht ka pas qef që unë me kon njeri ‘normal’, ajo ka disa kohë që më përkrah shumë fort në ekspeditat e mia, me dreka të mira, me fjalë të mira, dashni e përqafime.
Sot edhe e ka ble maicën me Utalaya për me i përkrah ekspeditat e vitit 2020.
Përpara ma bojke hajt edhe këtë ngjitje edhe kryje mo, e tash spo e diskutojmë më. Tash, veq po ja ndihmojmë njëra tjetrës!
Viti 2020, rrush me lula”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.