Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Evropian 2020, mirëpo në rast se nuk fiton kundër Kosovës rrezikon të mbetet në grupin e vdekjes të EURO 2020 – me Portugalinë e Belgjikën.
Kosova e pret Anglinë të dielën në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues për EURO 2020. Barazimi ose humbja kundër Kosovës do të bënte që Anglia të rrezikonte të mbetet e dyta në Grupin A, pas Çekisë, transmeton Gazeta Express.
Gjashtë nga dhjetë fituesit e grupeve kualifikuese për Evropian do të radhiten në vazon e parë, gjë që ua mundëson atyre të përballen me Kombëtare më të dobëta në letër në fazën e grupeve të EURO 2020.
Nëse Anglia fiton kundër Kosovës të dielën, ata kanë shumë gjasa të jenë në mesin e atyre gjashtë skuadrave. Por, nëse Anglia mbetet në vazon e dytë, shorti i 30 nëntorit mund të jetë mjaft stresues për anglezët.
Nëse përfundon në vazon e dytë, Anglia rrezikon të jetë në grupin e vdekjes në EURO, ku mund të përballet me kampionen në fuqi të Evropës, Portugalinë – që e fitoi këtë turne para katër vjetëve falë ndihmës së Cristiano Ronaldos.
“Tre Luanët” e Gareth Southgate rrezikojnë të përballen edhe me Belgjikën, që e mposhti Anglinë dy herë gjatë Kupës së Botës 2018 – 1:0 në fazën e grupeve dhe pastaj 2:0 në play-offin për vendin e tretë të turneut.
Megjithatë, se kush do të jenë kundërshtarët e Anglisë me të vërtetë në fazën e grupeve të Evropianit do të zbulohet pas 15 ditësh, në Bukuresht të Rumanisë, ku do të mbahet shorti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.