×
  • Sport
  • Sport

    Nëna e Mbappes plas “bombën”: Djali im s’do të vazhdoj me PSG-në

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 15:21

    Real Madridi ka marrë një lajm fantastik nga nëna e Kylian Mbappes, Fayza Lamari.


    Ajo ka zbuluar se djali i saj nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

    “Qetësohuni, Kylian nuk do të nënshkruajë kontratën e re me PSG”, ka thënë nëna e sulmuesit francez.

    Por, skuadra franceze nuk do ta lejojë lehtë largimin e Mbappes, që është aktualisht lojtari kryesor në ekipin parizien.

    Sipas mediave në Francë, kampioni i Ligue 1 kërkon jo më pak se 300 milionë euro nga shitja e fituesit të Kupës së Botës.

    Real Madrid shpreson që të transferojnë Mbappen, që shihet si një lojtar që mund t’i afrohet nivelit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pasi është vetëm 20 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!