Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka zbuluar se djali i saj i kishte thënë se po kthehej në Manchester United, derisa flitej për negociatat me Manchester City.
Gjatë gjithë kohës ishte raportuar për një kalim të CR7 te City, por në fund, 36-vjeçari përfundoi në “Old Trafford”.
“Nënë, mos u brengos se çfarë thonë, sepse do të shkojë te Manchester United”, zbuloi zonja Aveiro.
“I thash se kjo gjë po më pëlqen dhe edhe ndodhi. Ishte emocionuese të shohësh stadiumin me mbi 75 mijë njerëz duke brohoritur emrin e tij”, shtoi ajo.
Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Unitedin me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.
Pavarësisht se tani është 36-vjeçar, ajo beson se ka ende kohë që në fund të karrierës, t’ia realizojë dëshirën e madhe nënës së saj.
“Ronaldo duhet të kthehet në Sporting, duhet ta bëjë për mua”, tha ajo.
“Atij i pëlqen t’i shikojë ndeshjet e Sporting. Tashmë i kam thënë; ‘biri im, para se të vdes, dua të të shoh të rikthehesh te Sporting”.
“Mos harroni se ka ende kohë, ai ka thënë se do të luajë deri në moshën 40-vjeçare”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.