Ylli uellsian mund të rikthehet në Premierligë gjatë verës që vjen për t’ju bashkuar Newcastlet.
Interesim për futbollistin e Real Madridit kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi dhe Tottenhami
Newcastle United e ka bërë Gareth Balen si objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell Express.
Klubi Bardhezi po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës që vjen pasi këtë klub e kanë marrë në dorë pasanikët arabë.
Dhe, përfaqësuesi uellsian mund të jetë njëri prej përforcimeve të “Magpies”.
Ish-futbollisti i Tottenhamit mund të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni.
Për të flitet se interesim ka shfaqur edhe Manchester Unitedi, por edhe vetë “Spurs”.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Angli, e me gjasë në “St James’ Park”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.