×
  • Sport
  • Sport

    Neymari shpjegon përse festoi në fytyrë të Joshua Kimmich

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:38

    Neymari ka shpjeguar përse festoi në fytyrë të Joshua Kimmich, pasi Paris Saint-Germaini e eliminoi Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve të martën.


    Bayerni e fitoi 1:0 ndeshjen e dytë çerekfinale në Paris, por PSG-ja e arriti gjysmëfinalen falë golave si mysafir pas rezultatit të përgjithshëm 3:3.

    Neymari shkëlqeu në këtë ndeshje dhe madje u zgjodh lojtari më i mirë. Por më shumë e paraqitja e tij, në sy ra mënyra sesi e festoi kualifikimin në gjysmëfinale për herë të parë me PSG-në.

    Sulmuesi brazilian bërtiti në fytyrë të mesfushorit gjerman para se të përqafohej me bashkëlojtarin e vet, Leandro Paredes.

    Para ndeshjes, Kimmich e kishte shprehur haptazi besimin se Bayerni do të kualifikohej në gjysmëfinale dhe, edhe pse Neymari e mohoi se u përpoq ta ngacmonte kundërshtarin me atë festim, ai la të kuptohej se gjermani e kishte shijuar karmën, transmeton express.

    “Unë nuk po përpiqesha ta provokoja atë, thjesht doja të festoja dhe Leo (Paredes) ishte aty”, tha Neymar pas ndeshjes.

    “Atë e pashë thjesht para meje dhe ne festuam së bashku, por them se fati deshi që Kimmich të ishte aty, si ai lojtari që kishte thënë se ekipi i tij ishte më i mirë dhe se do të kualifikohej, dhe se tashmë e kishte siguruar një vend në gjysmëfinale”, shpjegoi braziliani.

    Neymar shtoi për kalimin e PSG-së tutje, megjithëse Bayerni e kishte topin në zotërim më shumë në të dy ndeshjet: “Mund ta kesh posedimin e topit njëjtë siç mund të flirtosh me një vajzë tërë natën, por pastaj vjen një djalë dhe e bën atë për vete brenda pesë minutave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!