×
  • Sport
  • Sport

    Ngjarje e veçantë sportive: Të burgosurit marrin pjesë në maratonë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 17:02

    Një grup organizatorë eventesh, pasi morën me qera për 24 orë ish-burgun e Shepton Mallet, organizuan një ngjarje unikale sportive.


    26 km e garës së maratonës konsistonin në rreth 78 xhiro brenda dhe jashtë ambjenteve të burgut të ndërtuar në vitin 1610.

    Pjesëmarrësit në garë u veshën me rrobat e të burgosurve dhe të shoqëruar nga pjesë muzikore nisën maratonën e veçantë. Maratona u zhvillua në seksionet A dhe B të ish burgut dhe çdo xhiro konsistonte në vrapimin nëpër 5500 shkallë.

    https://www.youtube.com/watch?v=7t4utHbLviA

    Gara u mbyll zyrtarisht pas 6 orë e gjysmë dhe pjesa më e madhe e konkuruesve e mbyllën me sukses vrapimin, transmeton shqiptarja.com.

    Michael Burke, pas një lodhje raskapitëse, u shpall fitues i maratonës me kohën katër orë dhe 13 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!