Ka filluar sot shitja online e biletave për ndeshjen Feronikeli – AC Milan.
Për gjithë tifozët të cilët do të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” do të kenë mundësinë të shohin për se afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Ligës së Kampionëve në Prishtinë që klubi i njohur Milan e ka fituar.
Siç ka njoftuar organizatori i ndeshjes Feronikeli – AC Milan, Agron Selimi, çmimet e biletave do të variojnë varësisht prej pozitave që do të zgjedhin tifozët për të parë ndeshjen.
“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën VIP kushtojnë 155 euro”, kishte deklaruar Selimi.
Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të zhvillohet më 10 gusht, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndryshe, Reporteri.net kishte shkruar më herët se çmimi i biletave për këtë miqësore, po konsiderohet shumë i lartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.