×
  • Sport
  • Sport

    Nisin bisedimet, Matthijs de Ligt drejt transferimit te Bayerni?

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 21:44

    Matthijs de Ligt karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë.

    “Sky Sport Germany” ka raportuar se Bayern Munichi dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin holandez.

    Por, sipas mediumit gjerman, edhe dëshira e lojtarit është për t’u transferuar në “Allianz Arena”.

    Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic, thuhet se është duke punuar rreth këtij transferimi. Negociatat mes palëve tashmë janë duke vazhduar.

    Problemi i vetëm thuhet se është çmimi i lartë i kërkuar nga Juventusi për shitjen e de Ligtit.

    22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, teksa “Zonja e Vjetër” besohet se do të hapte bisedimet edhe për çmimin prej 80 milionëve.

    Ndërkohë, për Bayernin shihet si pengesë e madhe për të ofruar mbi 60 milionë euro, sidomos nëse nuk shet ndonjë lojtarë.

    Matthijs de Ligt, kohë më parë ia ka bërë të qartë Juventusit se e dëshiron largimin. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, transmeton Express.

    Për ish-mbrojtësin e Ajaxit interesim serioz ka shprehur edhe Chelsea.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!