×
  • Sport
  • Sport

    Një vit nga vdekja e Sala, skuadra e tij e kujtojnë atë në një mënyrë të veçantë

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 18:19

    Një vit pas vdekjes së Emiliano Sala, kujtimet për të janë të forta e sidomos nga skuadra e tij Nates.


    Futbollisti u zhduk në janarin e kaluar në ditën e transferimit të tij nga Nantes në Cardiff, përcjellë Reporteri.net.

    Me datën 21 janar të vitit 2019, Sala ishte në bordin e një aeroplan privat që po e dërgonte atë në Cardiff, kjo pasi sulmuesi kishte arritur marrëveshjen e transferimit me skuadrën angleze.

    Megjithatë ai nuk arriti që të luajë as edhe një ndeshje të vetme me skuadrën e Cardiffe, pasi u zhduk në brigjet e Alderney në Ishujt Channel.

    Pas shumë kërkimeve nën ujë, trupi tij i pajetë u gjet me 4 shkurt të vitit 2019 dhe autopsia më vonë konfirmoi se ishte Emiliano Sala.

    Një vit pas vdekjes tragjike të futbollistit, Nantes paralajmëron se ndeshjen e planifikuar për të dielën në 26 Janar midis Nantes dhe Bordeaux, skuadra vendase do të marrë në fushë një fanellë të veçantë në ngjyrat e Argjentinës si kujtim për Emiliano Sala.

    Të ardhurat nga shitja e bluzave do t’i dhurohen klubeve rinore të ish-futbollistit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!