×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka si të mungojë ai: Ronaldo shënon kundër Amir Rrahmanit, Juventusi përmbysë gjithçka

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 19:11

    Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Hellas Veronas, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Serisë A.


    Në minutën e 49-të të ndeshjes, Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e penalltisë për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Ishte ‘kokëshkurrja’ Juan Cuadrado ai i cili pas një sprinti të shpejtë arriti të futet shpejtë në zonë me ç’rast u faulua dhe fitoi 11-metërshin.

    E i pagabueshëm ishte portugezi i cili shënoi me lehtësi.

    Ky ishte goli që shënoi Ronaldo:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!