Pavarësisht se mediat spanjolle kishin raportuar për një “krisje” të mardhënieve ndërmjet mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, kjo nuk ka dalur të jetë e vërtetë, transmeton Reporteri.net.
Siç ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, me anë të një postimi në Facebook, ku sipas tij mbrojtësi i Barçës do të jetë vetëm aty në Barçë.
Veç të tjerash, Romano ka zgjedhur shumë fjalë të mira për mbrojtësin e Barçës, për të cilin thotë se ka qenë njëri nga CB-të(qendër mbrojtës) më të mirë në këtë sezon.
“Araujo do të nënshkruajë marrëveshje të re me Barçën. Ai ka qenë një nga Cb-të më të mirë në Evropë këtë sezon dhe ai është vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me Barçën, ja ku po shkojmë”, shkruan Romano.
Ndërkaq sipas Romanos, marrëveshja është vendosur dhe tani është çështje detajesh në përfundim, ku më pas do të vijë nënshkrimi, ku Araujo do të ketë rritje të pagës.
Paga e tij do të përmirësohet dhe kontrata do të zgjatet, nuk do të ndryshojë asgjë për marrëveshjen e Andreas Christensen me Barçën siç është rënë dakord tashmë prej javësh.
Bordi i Barcelonës po punon gjithashtu për Gavi për të përfunduar zgjatjen e kontratës së tij në javët muajt e ardhshëm.
Araujo është afruar nga shumë klube të mëdha në Premier League, por ai dëshiron vetëm të qëndrojë te Barça.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.