×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk mund të hyni këtu” – Momenti kur polici i Kosovës e kthen drejtorin Crvena Zvezdës në shtëpi

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 16:42

    Crvena Zvezda nuk u lejua që të hynte sot në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë kundër Trepçës[Skuadër që bën gara në Ligën e Tretë të Serbisë]


    Policia e Kosovës në Zveçan ndaloi autobusin e klubit serb si dhe veturën e drejtorit të përgjithshëm, Zvezdan Terzic që të kalonin kufirin pasi kishin marrë urdhër nga Qeveria e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Policia e Kosovës fillimisht ia kishte kërkuar dokumentet, por më pas i treguan se ata nuk kanë të drejtë të futen në Kosovë.

    Drejtori i Zvesdës, Terzic, i pyeti policët se pse nuk po lejohen që të hyjnë dhe përgjigja që mori ishte se ky është një urdhër i Qeverisë së Kosovës.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni diskutimin që pati Terzic me Policinë e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!