Më 22 shkurt, në Las Vegas do të përballen për herë të dytë, Deontay Wilder dhe Tyson Fury
Meçi i parë mes këtyre dy boksierëve kishte përfunduar me barazim, ndërkaq në përballjen e radhës të gjithë duan të shohin një nokaut, shkruan Reporteri.net
Tyson Fury është i bindur që tani do ta mposhtë Wilderin dhe ka thënë se amerikani i ka ditët e numëruara si kampion bote.
“Do të fitoj, ashtu siç bëra edhe herën e parë, por gjyqtarët u treguan të padrejtë. Wilder e di shumë mirë që i ka ditët e numëruara si kampion bote, me një gjerdan që nuk i përket,” ka thënë Fury.
“Jo vetëm atë, por do të mund të gjithë dhe do të largohem nga ky sport si kampion i pamposhtur i botës. Këtë gjë ua thotë një i çmendur,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.