Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje tjera mjaft interesante.
Me fillim nga ora 13:00 Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e pret Arbërinë.
Të dy ekipet janë të rrezikuara për rënie nga liga dhe fitorja është e domosdoshmë për të dyja skuadrat.
Gjysmë ora më vonë në “Riza Lushta” Trepca’89 e pret Ballkanin. Mitrovicasit kërkojnë që me fitore sot të ikin sa më larg zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër Ballkani kërkon fitoren për ta marrë kreun në renditjen tabelare pas gabimit të djeshëm të Dritës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.