Dje u publikua lista e futbollistëve që do të jenë pjesë e Kombëtares A të Kosovës për ndeshjen miqësore me Suedinë, e cila luhet më 12 janar në Katar
Kjo listë është e përbërë kryesisht nga lojtarë të Superligës, të cilët kanë mundësi të tregojnë se a e meritojnë të ardhmen që të jenë pjesë e Kombëtares A të Kosovës, shkruan Reporteri.net
Por, ka pasur shumë pakënaqësi dhe reagime pas publikimit të listës. Disa lojtarë nga Superliga kishin reaguar ashpër, ndërsa selektori Challandes çuditërisht nuk e ka ftuar Përparim Islamin, mbrojtësin e djathtë më të mirë në Kosovës.
Megjithatë, Challandes ka dhënë një arsye pse nuk i ka ftuar disa yje të Superligës, në mesin e tyre edhe Xhevdet Shabanin, i cili për katër vite ishte futbollisti më i mirë në Kosovë.
“Nuk është lehtë që të ndërtohet një ekip në këtë situatë. Për shembull, nëse e shikojmë 11shen e vitit në Superligën, nuk mund t’i marr vetëm lojtarët që janë në atë 11she, sepse më duhet të krijoj ekip. Për shembull, aty kemi dy mbrojtës të djathtë dhe asnjë mbrojtës të majtë. Edhe ai që figuron si mbrojtës i majtë, është në fakt i djathtë. Po ashtu ideja ka qenë që të japim shans për lojtarët e së ardhmes. Për shembull, Shabani, unë e njoh atë dhe e çmoj atë si lojtar, por është 33 vjeçar. Ideja është që ndoshta të mos marrim lojtarët më të mirë të kampionatit, por disa që mund të zhvillohen në lojtarë të mirë për ekipin kombëtar,” ka thënë Challandes për Insportin.
Por, megjithaë Challandes këtu bie në kundërshtim me veten pasi ka të ftuar në skuadër, Lapidar Lladrovcin, i cili është 29 vjeçar. Edhe pse askush nuk dyshon në cilësitë e Lladrovcit pasi edhe ka fituar shumë trofe, por edhe ai është në një moshë të konsiderueshme dhe ashtu si Shabani që është lënë në shtëpi do të duhej të lihej edhe mbrojtësi i Feronikelit.
Në rrjete sociale është komentuar me të madhe ftesa që iu është bërë, Lapidarit, i cili është i biri i Ramiz Lladrovict, kryetarit të Drenasit.
Një faqe e sportit në Facebook “Sport.info” ka postuar një foto të Lladrovcit dhe ka kërkuar që të tjerët ta komentojnë ftesën e çuditshme që iu është bërë atij.
“E kanë shti pilifunc këta garant,” është njëri nga komentet e shumta që janë bërë në postimin e kësaj faqe.
Në dy fotografitë e skrinshotuara nga faqja “Sport.info” mund të shihni komente nga më të ndryshmet për Lapidarin.
Megjithatë, le të shpresojmë që Lapidari dhe shokët e tij të tregojnë paraqitje dinjitoze kundër Suedisë në ndeshjen që do të luhet më 12 janar të vitit të ardhshëm./Reporteri.net/