×
  • Sport
  • Sport

    Pamje të rënda: Tifozët e Unitedit lëndojnë brutalisht sigurimin e stadiumit “Old Trafford”

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 19:04

    Gjatë ditës së sotme ishte parashikuar që prej orës 17:30 të zhvillohet derbi më i madh anglez ndërmjet Manchester United dhe Liverpool, në kuadër të xhirosë së 34’të në Premier Ligë.


    Fansat e Manchester United disa orë para përballjes hynë me forcë brenda stadiumit “Old Trafford” duke protestuar kundër pronarëve të klubit, vëllezërve Glazer.

    U raportua që gjatë kësaj proteste kishte edhe kacafyetje në mes tifozëve dhe sigurimit të stadiumit, ku sipas disa pamjeve të postuara në rrjetin social “Twitter”, shihet një sigurim me lëndime në fytyrë duke folur me analistët e famshëm të Sky Sports, Jamie Carragher dhe Gary Neville.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!