×
  • Sport
  • Sport

    Pas ardhjeve të Thiagos dhe Jotas vjen lajmi i keq për Xherdan Shaqirin

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 14:56

    Liverpooli javën që shkoi solli në skuadër dy përforcime të mëdha


    Thiago Alcantara dhe Diogo Jota u transferuan në Anfield duke e përforcuar skuadrën e Jurgen Kloppit, shkruan Reporteri.net

    Pas këtyre dy ardhjeve të bujshme tani klubi anglez do të fillojë të shesë disa lojtarë.

    Në mesin e atyre që janë të vendosur në listën e transferimeve është edhe emri i Xherdan Shaqirit.

    Anësori nga Zhegra nuk po përfshihet me skuadrën e Liverpoolit si dhe së fundi ka pësuar lëndime të shpeshta.

    ‘Të Kuqtë’ dëshirojnë ta shesin Shaqirin, pasi për të nuk pritet të ketë shumë minuta pas ardhjeve të reja në klub. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!