Ditë më parë është raportuar se skuadra turke, Fenerbahce, ka përjashtuar mesfushorin turk, Mesut Ozil, përcjell Reporteri.net.
Në bazë të asaj çfarë ka raportuar e famshmja spanjolle “AS” Ozil ishte përjashtuar nga klubi turk ngase drejtuesit dhe trajneri nga kjo skuadër e kishin konsideruar të dobët performancen e tij.
Ndërkaq, për zëvendësimin e tij, klubi turk është në bisedime me drejtuesit e skuadrës së Llapit, për të transferuar lojtarin e kësaj skuadre, Valmir Veliu.
Vlen të përmendet se për bisedime të tilla, trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, në një bisedë për Gazetën Online, Reporteri.net, kishte konfirmuar se drejtuesit e Fenerbahce janë duke vëzhguar lojtarin llapjan.
Ndërkaq, raportuar se sot Fenerbahce ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me mesfushorin.
E, ai mund të kalojë si lojtar i lirë te ndonjë skuadër tjetër.
Hull City, klubi anglez që ka një pronar turk, është përmendur si një destinacion i mundshëm për ish-lojtarin e Real Madridit e Arsenalit.
Për 33-vjeçarin nuk përjashtohet as kalimi te skuadra nga MLS, Inter Miami.
Ozil thuhet se gjithmonë ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënshkrimi me klubin e David Beckhamit duket i mundur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.