×
  • Sport
  • Sport

    Pas problemeve me zemër, Davies kthehet titullar nesër me Bayernin

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 14:40

    Pas disa muajsh mungesë, Alponso Davies është i gatshëm të rikthehet tek skuadra e Bayern Munich, përcjell Reporteri.net.

    Nesër Bayern Munich do të përballet me Villarrealin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kjo do të jetë ndeshje e vlefshme për çerek finale.

    Ndërkaq, për bavarezët tashmë ka një lajm të mirë, me Alphonso Davies që do të kthehet në formacionin titullar, pas problemeve që kishte me zemrën.

    Julian Nagelsmann thotë se Alphonso Davies është i gatshëm për këtë takim dhe beson se do ta nis ndeshjen nga minuta e parë.

    “Unë jam i prirur ta kem atë në 11-shen fillestare”, thotë Nagelsmann.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!