×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u shpall fajtor, Barcelona ia heq titullin e legjendës Dani Alvesit

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 13:11

    Barcelona ia ka hequr titullin e legjendës ish-futbollistit Dani Alves pasi u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për një dhunim në një klub nate në Spanjë.

    Dani Alvesi ka fituar 23 trofe me Barçën. Ai ishte pjesë e listës prej 102 heronjve ndër vite në “murin e legjendave” të Barcelonës.

    Edhe bashkëvendasit e tij në Bahia të Brazilit kanë kërkuar që statuja t’i hiqet.

    Barcelona nuk ka dalë me njoftim për heqjen e Alvesit nga lista e lojtarëve legjendarë.

    Ai ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2008 deri më 2016 duke fituar çdo trofe të mundshëm.

    Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!