Pasimi maestral i Manajt për Hysajn bëhet viral në rrjetet sociale

Shqipëria e mposhti Islandën me rezultat 4-2 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 me Rey Manajn, i cili në këtë takim kishtë bërë një asist brilant për Elseid Hysajn


Rey Manaj në mesin e dy lojtarëve pasoi me thembërr tek shoku i skuadrës, Elseid Hysaj, i cili realizoi golin e parë me fanellen e Kombëtares, shkruan Reporteri.net

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter e ka shpërndarë pasimin maestral të Manajt.

“Aftësia më e mirë e ditës,” thuhet në postimin e UEFA-s.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni asistin brilant të sulmuesit të Kombëtares shqiptare. /Reporteri.net/