×
  • Sport
  • Sport

    Përjashtimi i Bullgarisë mund t’i japë më shumë gjasa Kosovës drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 19:50

    UEFA po përgatitet që të fillojë sanksione të reja kundër racizmit ndaj Bullgarisë, duke e dënuar me heqje pikësh, por edhe përjashtim nga gara.


    Telegraph Sport e ka bërë një shkrim në bazë të rregullave të UEFA-s se deri ku mund të shkojë dënimi i Bullgarisë si recidiviste e rasteve të racizmit.

    Bullgaria në një stadium gjysmë të mbushur shkaku i dënimit për ndeshjen me Kosovën dhe Çekinë, bëri atë që pritej më pak, duke i përsëritur rastet abuzive raciste ndaj lojtarëve anglezë.

    Sipas rregullave të UEFA-së:“Çdo dënim që përsëritet, dënohet me më shumë se një ndeshje me dyer të mbyllura, me ndalesë të stadium, por edhe me heqje pikësh dhe/ose diskualifikim nga gara”.

    “Nëse rrethanat e rastit e kërkojnë më shumë se kaq, trupi përgjegjës disiplinor mund të caktojë edhe masa tjera disiplinore drejt shoqatës anëtare ose klubit përgjegjës”.

    Si mundet të ndikojë te kombëtaret tjera përjashtimi i Bullgarisë?

    Anglia nuk përfiton nga përjashtimi i Bullgarisë, pasi që ka luajtur dy herë dhe ekipi i Gareth Southgate ka fituar dy herë bindshëm, duke u kthyer në nëntë pikë.

    Çdo përjashtim mund të nënkuptojë se kombëtaret që mbesin në grup do t’iu garantohet automatikisht fitore prej 3-0 si në shtëpi, ashtu edhe jashtë.

    Në rastin më të keq mund të ketë edhe vendim për heqje pikësh dhe diferenca e golave do të fshihej tërësish nga të gjithë, duke mos e llogaritur Bullgarinë fare që ka luajtur.

    Të dy rastet janë të mirëseardhura për Kosovën.

    Nëse merret vendim që secila ndeshje që është luajtur ndaj Bullgarisë të llogaritet me rezultat zyrtar 3-0, atëherë Kosova i merr dy pikë më shumë, pasi në një ndeshje ka barazuar ndaj tyre (1-1), duke shkuar momentalisht në kuotën e 13 pikëve.

    Image result for kosova bullgariaKosova do të dilte para Çekisë në këtë rast (një pikë më shumë), që i bie se ndeshje në Plzen do të ishte finale, pasi çekët do të merrni tri pikë në tavolinë nga ndeshja e fundit me Bullgarinë që nuk do të zhvillohej.

    Në rast se hiqen pikët automatikisht, Kosovës do t’i hiqeshin katër pikë, që do të binte në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Çekia do të kishte nëntë pikë, por vetëm ndeshjen me Kosovën në dispozicion.

    Anglia do t’i kishte 9 pikë, por me dy ndeshje para vetës, Malin e Zi në shtëpi dhe Kosovën jashtë.

    Në këtë rast Kosovës do t’i konvenonte një barazim me Çekinë, pasi fitorja ndaj Anglisë do të thoshte kualifikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!