×
  • Sport
  • Sport

    Përveç nga Spanja, Kosova humbi edhe shpërblimin e Behgjet Pacollit

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 23:26

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte humbi nga Spanja me rezultat 3:1.


    Por ata veç lojës e humbën edhe shpërblimin e premtuar nga deputeti e biznesmeni Behgjet Pacolli, shkruan Reporteri.net.

    Pacolli para lojës kishte premtuar se në rast të fitores së Kosovës ndaj Spanjës, do të shpërblejë ekipin kosovar.

    Këtë gjë, Pacolli thotë që do ta bënte sipas mënyrës së tij.

    “Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli para ndeshjes.

    Kosova sot zhvilloi ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!