Ardhja e Besart Berishës ka bërë që Prishtina të bëhet klubi me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll.
Sipas Transfermarkt, FC Prishtina tashmë ka dy futbollistët më të shtrenjtë në ligë.
Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është futbollisti më i vlefshëm në Superligë me vlerë prej 400 mijë eurove, ndërkohë pas tij radhitet tani bashkëlojtari i tij te Prishtina, Besart Berisha me vlerë prej 350 mijë euro.
Në vendin e tretë gjendet Rron Broja i Dritës me vlerë 350 mijë, kurse pastij ësht Bianor Neto i Llapit me 300 mijë, aq sa ka edhe Agim Zeka i Dritës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.