Liverpooli ka treguar se është skuadër e madhe, pasi ka mposhtur me rikthim skuadrën e Milanit në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve.
‘The Reds” fituan me rezultatin final në 3:2, pas një drame të vërtetë në ‘Anfield’, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli ka thënë se Liverpooli ka luajtur një lojë të mrekullueshme.
“Liverpool luajti një lojë të mrekullueshme veçanërisht në 25 minutat e para. Pastaj e përmbysëm, keqardhja janë dy golat e pësuar në pjesën e dytë, gjithashtu për shkak të gabimeve tona”.
“Ishte një lojë që do të na bëjë të rritemi shumë për sa i përket intensitetit dhe cilësisë”.
“Ekipi ishte i motivuar, ne prisnim një fillim të fortë nga kundërshtarët tanë por ishim shumë statikë. Mjedisi, loja, cilësia e kundërshtarit na krijoi disa vështirësi”.
“Ne shkojmë në shtëpi me vetëdijen se ekipi mund të rritet, niveli i Ligës së Kampionëve është vërtet i lartë, ne do të duhet të përpiqemi edhe më shumë “.
“Ata bën shumë presion dhe ne patëm pak kontakt me topin. Gjëja për të cilën na vjen keq është se përveç cilësisë së pamohueshme të Liverpoolit, ne dimë të bëjmë më mirë dhe do të punojmë për të bërë më mirë. Zakonisht ne jemi shumë më të kujdesshëm, mund të kishim mbrojtur më mirë”, përfundoi Stefano Piolo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.