×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo për humbjen e Juventusit: Nuk ishte dita jonë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 8:39

    Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, tha se skuadra e tij nuk e kishte ditën në humbjen tronditëse 1:0 kundër Beneventos në shtëpi, por këmbënguli se bardhezinjtë duhet të vazhdojnë të besojnë në mundësitë e tyre për titull.


    Juve u trondit në Torino nga skuadra që rrezikon rënien nga Serie A dhe e cila nuk kishte fituar kurrë më parë në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.

    Kjo ishte fitorja e parë pas plot 11 ndeshjeve pa fitore në Serie A për Beneventon, apo që nga 6 janari.

    Si pasojë e kësaj disfate, e cila e katërta për skuadrën e Andrea Pirlos këtë sezon, bardhezinjtë ngelin në shifrën e 55 pikëve, 10 larg liderit Inter, 11 ndeshje para përfundimit të sezonit 2020/21.

    “Nuk ishin nën presion për të fituar, thjesht për ne kishte pritje të bënim më mirë. Por, ishte një ditë e keqe në çdo aspekt, qëndrimi ynë, gabimet tona teknike, gjithçka. Kur luan kështu, humb”, tha Pirlo pas ndeshjes.

    “Por ne duhet të vazhdojmë të besojmë, ta vazhdojmë rrugën tonë në mënyrë që të jemi në krye. Siç thashë dje, synimi nuk ndryshon, por ne duhet të mbajmë qëndrim plotësisht ndryshe. Ne e bartim një fanellë të rëndësishme dhe duhet ta nderojmë atë çdo herë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!