×
  • Sport
  • Sport

    Plani i Interit për ulje drastike të shpenzimeve, lojtarëve mund t’iu kërkohet të pranojnë zbritje në paga

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 10:03

    Drejtori i Interit, Alessandro Antonello, e ka zbuluar shkallën e ndryshimeve radikale financiare në klubin zikaltër, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke thënë se synohet një ulje prej 15-20% e shpenzimeve në skuadër.


    Nuk është fshehtësi që Interi ka hasur në vështirësi të mëdha për t’ia dalë nga muaji në muaj kohëve të fundit.

    Pandemia dhe vendimi i qeverisë kineze për t’i ndaluar investimet jashtë vendit e ka kufizuar tej mase pronarin e Interit Suning.

    Pasi e fitoi titullin në Serie A pas 11 vjetëve sezonin e kaluar, Interi e shiti Achraf Hakimin në Paris Saint-Germain për 71 milionë euro por ky nuk do të jetë fundi i ndryshimeve.

    “Synimi është t’i ulim shpenzimet në skuadër për 15-20% dhe t’i fitojmë 80 milionë euro në tregun e shitjeve të lojtarëve”, tha Antonello.

    Ai shtoi se synimi parësor është të shiten lojtarët që nuk janë pjesë e projektit, pastaj të shihet se si është gjendja dhe të mendohet nëse duhet t’iu kërkohet lojtarëve të pranojnë ulje page. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!