×
  • Sport
  • Sport

    Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri lirohet nga spitali

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 23:04

    Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri, është liruar nga spitali dhe gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë.

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, para pak çastesh ka postuar një fotografi bashkë me portierin shqiptar.

    Muharremaj tha se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.

    Ai dhe presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, uruan që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë tutje.

    “Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin. Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!