Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit, beson se Interi meritoi më shumë në San Siro në Champions League.
Reali arriti që ta mposhtë 1-0 Interin me golin e Rodrygos në minutën e 88’, por Courtois e di shumë mirë se ajo që ndodhi përgjatë 90 minutave nuk është pasqyrë e saktë me rezultatin në fund.
“Në pushim kemi marr këshilla nga Ancelotti. Në të dytën luajtëm më mirë, edhe pse Inter kishte raste më të mira dhe ndoshta merituan më shumë”, u shpreh portieri i Realit.
“Duhet të shohim përpara, ky ekip mund të shënojë gola. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por fituam në fund”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.