×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga e ndëshkon Sonin – e pezullon për tri ndeshje

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 20:20

    Sulmuesi i Tottenham Heung-min Son do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme për shkak të kartonit të kuq në derbin kundër Chelsea fundjavën e kaluar.


    Organi disiplinor i Premier Ligës ka refuzuar ankesën e Spurs për të përjashtuar futbollistin korean, kështu që sulmuesi i krahut të skuadrës së Jose Mourinho do të ketë kohë të lirë rreth Vitit të Ri.

    Son në duelin kundër Chelsea kishte goditur mbrojtësin e ‘bluve’ Antoni Rudiger dhe pas shikimit të VAR-it, ai u përjashtua nga takimi.

    Ky ishte kartoni i dytë direkt për Son këtë sezon, pasi herën e kaluar ai “u skuq” kundër Everton në “Goodison Park” pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Andrea Gomes.Vetëm disa ditë pas incidentit, futbollisti korean u lirua nga pezullimi pasi ndërhyrja e tij nuk ishte e qëllimshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!