Presidenti i Barcelonës Joan Laporta e ka pranuar se klubi kishte bërë përpjekje për ta kthyer Neymarin në Camp Nou, kur ai e rimori postin e të parit të klubit katalonas, pasi braziliani e kishte shprehur dëshirën të kthehej.
Për kthimin e Neymarin në Barcelonë është folur qysh prej kohës kur ai iu bashkua Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro, rekord botëror, në vitin 2017.
Thuhej se Neymari ishte i etur për t’u ribashkuar me Lionel Messin – gjë që ka ndodhur tani në Francë – dhe Barça e kishte lënë të hapur derën për kthimin e tij.
Por Neymar nënshkroi marrëveshje të re me PSG-në dhe kthimi në Barçë dështoi.
Laporta, i cili u votua si president i Barcelonës për herë të dytë në mars, tha për Esport3 kur u pyet nëse ka tentuar ta kthejë Neymarin në Barcelonë: “Po, ne tentuam të nënshkruajmë me Neymarin përsëri”.
“Ai na kontaktoi dhe donte të vinte”, tregoi Laporta.
Neymari e nënshkroi marrëveshjen e re me PSG-në në maj, e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin francez deri në verën e vitit 2025.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.