×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen në Conference league

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 14:52

    Të martën më 20 korrik, Prishtina e luan ndeshjen e parë në raundin e dytë kualifikues në Europa Conference League ndaj ekipit uellsian, Connah’s Quay Nomads.


    Ndeshja e parë luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse ajo e kthimit më 29 korrik në Uells.

    Klubi kryeqytetas ka njoftuar se pas më shumë se një viti e gjysmë do të luajnë në praninë e tifozëve, teksa ka njoftuar edhe për çmimin e biletave.

    Në lindje çmimi do të jetë pesë euro, në jug dhe veri nga tri euro dhe në perëndim nga 10 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!