×
  • Sport
  • Sport

    Probleme me gruan, Icardi mungon sërish në stërvitje

    Reporteri
    18 Tetor 2021 | 20:05

    Mauro Icardi ka munguar sërish në stërvitjen e PSG -së në Camp de Loges para ndeshjes së tyre kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën, 19 tetor në Parc des Princes.


    Klubi parisien konfirmoi se argjentinasi humbi stërvitjen e së dielës për arsye personale, që besohet se ka të bëjë me problemet martesore me gruan e tij, Wanda Naran.

    Mendohet se Icardi fluturoi në Milano për të parë partneren e tij pasi raportohet se e tradhtoi. Mungesa e tij do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

    Sergio Ramos gjithashtu ka humbur stërvitjen të hënën në mëngjes ndërsa vazhdon rehabilitimin e tij nga lëndimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!