×
  • Sport
  • Sport

    Profesionalizmi në Kosovë: Futbollistët e Superligës luajnë në turnire amatore

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 10:30

    Nuk janë të rralla rastet kur futbollistët e Superligës së Kosovës marrin pjesë nëpër turnire amatore.


    Rasti i fundit është me dy futbollistët e klubit Vushtrria, Ismet Caka e Etrit Halimi të cilët janë pjesë e një turniri i quajtur ‘Liga Total’ e cila mbahet në Lipjan, shkruan Reporteri.net

    Dyshja madje po tregohen mjaft të suksesshëm në këtë kompeticion ‘prestigjioz’ duke arritur në finale të kësaj lige.

    Halimi e Caka bëjnë pjesë në ekipin e KF Lumi i Madh të cilët do të përballen me ekipin e Mercedes Benz në finalen e kësaj lige.

    Fituesi i kësaj ndeshjeje shpallet fitues i Liga Total./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!