×
  • Sport
  • Sport

    Pse aeroplanët s’lejohen të udhëtojnë mbi shtëpinë e Messit

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 8:28

    Argjentinasi Lionel Messi jeton në një zonë shumë të qetë të Barcelonës, falë edhe faktit se aeroplanët s’lejohet të udhëtojnë mbi shtëpinë e tij.


    Në një konferencë për media më parë, presidenti i kompanisë ajrore Vueling e zbuloi sekretin prapa një ndër kuriozitetet më të mëdha lidhur me shtëpinë e Lionel Messit në Gava të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

    Kur u pyet për mundësinë e zgjerimin e pistave të aeroportit El Prat, ai tha se vendimi që aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi zonën ku është shtëpia e Messit ua kufizon atyre opsionet.

    “Aeroplanët s’mund të fluturojnë mbi aty ku jeton Messi, është i vetmi vend në botë ku është kështu”, ka sqaruar Javier Sanchez-Prieto.

    Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë asgjë me prezencën e Lionel Messit aty. Ajo zonë e Gavas ka ligje të ambientit që nuk lejojnë rrugët e aeroplanëve të kalojnë mbi atë hapësirë ajrore.

    Zëri i prodhuar nga aeroplanët e pengon jetën e kafshëve të egra dhe kjo bën që aeroplanët të detyrohen ta shmangin atë zonë të Gavas dhe të udhëtojnë mbi det. Kjo e kufizon edhe përdorimin e pistës së tretë të El Prat, një problem që ka ngjallur shumë debat.

    Për momentin, ajo pistë përdoret vetëm për nisjen e aeroplanëve, pasi që zbarkimi i aeroplanëve bën më shumë zhurmë për banorët e Gava Mar, Viladecans dhe Castelldefels

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!