×
  • Sport
  • Sport

    Qeqa Krelani: Në Spanjë veç me u fotografu me lojtarë mundemi me shku

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 9:40

    Gazetarja sportive, Qeqa Krelani, në një intervistë për ‘Sporti në KTV”, ka folur për ndeshjen e ardhshme të ‘Dardanëve’ ndaj Kombëtares Spanjolle.


    Krelani është shprehur shumë pesimiste për rezultate pozitive të Përfaqësueses, teksa ka thënë që “në Spanjë mundemi vetëm me shku me u fotografu”

    “Të jemi realist, këto janë kapacitet tona, e kam thënë që atje veç mujm me shku me bo foto me futbollsitët e Spanjës”.

    “Spanja është diçka tjetër, kanë histori, janë ‘hattrick” kampion Europe, ndërsa ne jemi akoma në ndërtim”, tha Qeqa.

    Ndryshe, Kosova më 31 mars do të jetë mysafire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!