×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria u hoqi pasaportat diplomatike, De Biasi: Ndoshta duhet të kthej edhe “Urdhërin e Skënderbeut”

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 17:11

    Qeveria shqiptare kishte revokuar vendimin për pasaportat diplomatike që ishin dhuruar futbollistëve të Kombëtares që kishin arritur kualifikimin në Euro 2016.


    Ditën e djeshme, Ministrja e Punëve të Jashtme, kishte marrë vendim që të shfuqizojë vendimin për zgjatjen e afatit të pasaportave diplomatike të lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë që u kualifikuan në “Euro 2016”.

    Me të dëgjuar lajmin, ish-selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi u shpreh i zhgënjyer me vendimin dhe deklaroi se kjo është jo respekt për ata që arritën këtë sukses.

    De Biasi në një intervistë për “PanoramaSport” ka thënë se me këtë logjikë duhet të hiqet edhe titulli “Kalorësi i Skendërbeut”.

    “Shikoni, dhënia e atij dokumenti (pasaporta diplomatike) është një shenjë mirënjohjeje apo vlerësim i shtetit kundrejt shtetasve të tij. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, as nuk ia kam njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi mendoj se kam punuar mirë për sa kohë isha aty dhe kam folur vetëm mirë për Shqipërinë sa herë që më është dhënë rasti”, tha ai.

    “Kam vepruar kështu sepse këtë kam ndier, vetëm dashuri, respekt dhe mirënjohje nga Shqipëria dhe shqiptarët. Por, nëse tani më kërkojnë që ta kthej mbrapsht atë dokument, natyrisht që më lë një shije të hidhur. Nuk gjej motiv. Pse duhet ta kthej mbrapsht pasaportën diplomatike kur ajo skadon pas 5 vitesh?”, shtoi ai.

    “Do të kërkoj shpjegime patjetër. Është një gjë që më bezdis shumë, sepse e konsideroj si një mirënjohje atë veprim dhe tani befas ma kërkojnë mbrapsht. Unë nuk i kam bërë asnjë dëm dhe asnjë të keqe Shqipërisë pasi mbarova kontratën e punës aty”, tha De Biasi.

    “Atëherë i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?”, deklaroi Gianni de Giasi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!