×
  • Sport
  • Sport

    Rashica është lojtari i vetëm që e ka kaluar provimin te Werder Bremen

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 12:07

    Transfermarkt ia ka kushtuar një artikull Werder Bremenit ku ka përgëzuar vetëm paraqitjet e Milot Rashicës dhe jo të tjerve


    Werderi është në vendin e parafundit në Bundesligë me 14 pikë të fituara në sezonin vjeshtor, ndërsa nëse vazhdon me këtë formë të dobët mund edhe të bie nga elita e futbollit gjerman, shkruan Reporteri.net

    I vetmi që kishte paraqitje të mira te ëerderi ishte Milot Rashica, sipas Transfermarkt.

    “Lojtari i vetëm që e ka kaluar provimin te Werder është Milot Rashica, që ka shënuar shtatë gola në kampionat dhe ka bërë tre asistime. ëerderi mund të shpëtoj vetëm nëse edhe tjerë lojtarë arrijnë nivelin e Rashicës,” shkruhet në artikull.

    Ndryshe, Miloti po kërkohet me ngulm nga Aston Villa dhe Dormtund që janë të gatshëm ta transferojnë kosovarin në afatin kalimtar të janarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!