×
  • Sport
  • Sport

    Rashica flet për ndeshjen me Malin e Zi, i dërgon edhe një selam Çekisë e Anglisë

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 17:59

    Milot Rashica ka dalur në konferencë për media së bashku me Bernard Challandes para ndeshjes me Malin e Zi


    Kosova nesër luan kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Milot Rashica është gati për këtë përballje ku ka treguar se do të dëshironte që të luante në krahun e majtë, ndërsa beson se kualifikimi është i mundur.

    “Unë besoj dhe jam gati 100%, ndeshjen e fundit kam luajtur 90 minuta në një terren shumë të vështirë në Frankfurt. Kam pasur kohë për rikuperim dhe jam gati që nesër ta jap ma të mirën,” ka thënë Rashica.

    “Prej që kam shkuar në Gjermani luaj në krahun e majtë dhe aty ndihem më mirë, por kudo që më vendos trajneri unë do të jap maksimumin.

    Tutje ai foli edhe për gjasat që Kosova ka për kualifikim, pavarësisht se Anglia u mposht nga Çekia ditë më parë.

    “Po besoj që deri tash kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë dhe lojtarët kanë marrë një përvojë të mirë. Edhe pse Anglia ka humbur e na ka vështirësuar punët, por ne kemi qëllim që çdo ndeshje ta fitojmë.

    I pyetur se a beson që Kosova do të fitojë në tri ndeshjet e ardhshme vushtrriasi u përgjigjë kështu:

    “Ne kemi besuar prej fillimit dhe pas çdo loje kemi fituar vetëbesim më të madh, besoj që gjithçka është e mundur dhe ne do ta japim më të mirën në çdo ndeshje,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!