×
  • Sport
  • Sport

    Rashica kopjon Ronaldon, nga sezoni i ardhshëm sjell diçka të re

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 13:12

    Milot Rashica kaloi nëpër një sezon fantastik, si me klubin e tij Werder Bremen, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës.


    Ai ka krijuar reputacion të madh në ekipin gjerman, madje është bërë lider i tyre duke i udhëhequr ata në majat e tabelës, shkruan Reporteri.net

    Por, nga sezoni i ardhshëm, Miloti ka vendosur që ta ndryshojë numrin e tij të fanellës.

    Rashica nuk do ta bartë më numrin 11 në fanellë, ai do ta marr numrin legjendar të Cristiano Ronaldos, numrin 7.

    Pra nga sezoni i ardhshëm do ta kemi një MR7. Këtë vendim Miloti e ka marrë pasi numri ka qenë i lirë në klub dhe nga dëshira që ta bartë numrin e njejtë sikur në Kombëtare.

    Miloti për momentin është në pushimë në Maldive me të fejuarën e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!