×
  • Sport
  • Sport

    Rashica: Njerëzit mbesin në rrugë, kjo është një çmenduri

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 15:34

    Milot Rashica në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Werder Bremenit ka thënë se është i befasuar me mënyrën e përkrahjes së tifozëve të Kosovës për Kombëtaren ‘Dardane’


    Ylli nga Vushtrria po kalon një sezon të madh te Werderi dhe shumë klube janë të interesuar për shërbimet e tij, shkruan Reporteri.net

    Por, Miloti si duket nuk e ka ndërmend që të ndërrojë ambient, të paktën jo deri në verë.

    Në intervistën e fundit ai ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës dhe përkrahjen e madhe që ia bëjnë tifozët.

    Related image
    “Për ne, kualifikimi në Evropian do të ishte gjëja dhe e arritura më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për uebfaqen zyrtare të Werder Bremenit.

    “Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne.

    “Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri,” shtoi Miloti.

    Related imageNdryshe, Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit historik në EURO 2020, ku në mars luan play-offin e Ligës së Kombeve.

    Më 26 mars luan me Maqedoninë në Shkup, ndërkaq në rast të fitores më 29 mars do të luante finalen me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

    Me një fitore eventuale në finale, Kosova do të shkruante historinë duke u kualifikuar në Kampionat Evropian vetëm 4 vite pas pranimit në UEFA./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!