×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Hadërgjonajt kur Zhegrova u tregua egoist dhe nuk ia pasoi topin

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 21:06

    Kosova sot luajti një ndeshje miqësore me Shqipërinë në Elbasan Arena, ku Dardanët humbën 2-1 nga Kuqezinjtë


    Edon Zhegrova në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë ku hezitonte të pasonte për shokët e skuadrës, duke luajtur më shumë në mënyrë individuale, shkruan Reporteri.net

    Gjatë një aksioni Florent Hadërgjonaj u bë nervoz me Zhegrovën, i cili nuk ia pasoi topin.

    Duhet theksuar që nuk është hera e parë që Zhegrova nuk bashkëpunon me shokët e skuadrës, pasi episode të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!