×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Frashëri pas sulmit fizik nga tifozët e Gjilanit

    Reporteri
    04 Prill 2022 | 17:21

    Ka reaguar porteri i Ballkanit të Suharekës, Stivi Frashëri, i cili në derbin që ishte luajtur dje mbeti pa vetëdije, ku u shoqërua për në spital pasi tifozët e Gjilanit e sulmuan atë, transmeton Reporteri.net. 

    Frashëri ka shkruar se  është duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe se është duke i kryer analizat në tërësi.

    Ndërkaq, Policia e Kosovës kanë hapur rast, ku ka nëbërë me dije se janë pesë të arrestuar lidhur me këtë rast të cilësuar si: “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

    Postimi i plotë/Foto:

    “Faleminderit shume për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisth jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesëve në tërësie. Me një përkujdesje shembullore, sot po kryejmë edhe analizat me të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtitimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem. Më vjen shume keq që nuk mundem t’iu kthej përgjigje të gjithëve. Faleminderit dhe ju dua shumë!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!