×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Munishi: Stivi është djalë i joni shqiptar, kërkoj falje si trajner dhe si prind

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 18:39

    Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit u ndërpre pas një sulmi që tifozët vendas i bën portierit Stivi Frashëri, teksa dhuna në stadiumin e qytetit në Gjilan eskaloi kur u barazua rezultat në 1-1, derisa tifozët vendas pushtuan fushën, përcjell Reporteri.net.

    E, për këtë ka reaguar edhe trajneri i skuadrës së SC Gjilanit, Ismet Munishi me anë të një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se si trajner i kësaj skuadre dhe si prind kërkoj falje për incidentin që ka ndodhur sot, siç ka thënë ai në mes dy skuadrave më të mira në Superligë të Kosovës, ku e ka fjalën për SC Gjilanin dhe Ballkanin.

     

    Postimi i plotë:

    Si trener i Sc Gjilanit dhe prind që jam kerkoj falje per incidentin që ndodhi ne ndeshjen sot ne mes të dy skuadrave me të mira ne Superlige Sc Gjilanit dhe Ballkanit nga Suhareka sepse Stivi është djal i joni shqiptare dhe lojtare i joni aq me shume kunder Ballkanit dhe Xhebrailave që mardhaniet edhe personale edhe të klubeve tona janë të shkelqyera.

    Asnje individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi Skifterat dhe Sc Gjilanin .

    Stivi sherim të shpejt ?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!