×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid eliminon Liverpoolin për t’u kualifikuar në gjysëmfinale

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 23:21

    Real Madrid është kualifikuar në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve për herë të 14-të në histori të klubit.


    Ndeshja e dytë çerekfinale mes Liverpool dhe Real Madrid është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 dhe kësisoj ‘Galaktikët’ janë kualifikuar.

    Takimi i parë mes dy skuadrave në Madrid, përfundoi 3-1 në të mirë të ekipit nga kryeqyteti spanjoll.

    Mohamed Salah u vlerësua si lojtari me më së shumti raste të humbura në këtë ndeshje.

    Real Madrid është kualifikuar për herë të 14-të në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, një rekord në histori të kësaj gare.

    Gjysëmfinalja mes Chelsea dhe Real Madrid do të zhvillohet më 28 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!