×
  • Sport
  • Sport

    Reali i vendosur, kërkon shërbimet e Eriksenit në janar

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 19:01

    Skuadra e Realit Madridit janë të gatshëm që në merkaton e janarit të sjellin në “Bernabeo” mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.


    Danezi është në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën e ‘gjelave’, dhe kjo i jep shansë atij që ta ndryshoj klubi qysh në janar të këtij viti, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raporteve të fundit nga Spanja, Reali janë të gatshëm që në janar të shpenzojnë miliona për Erikseni, pasi në garë janë edhe skuadra e Juveusit e që shumë lehtë mund të firmos me të.

    Reali gjithashtu njofton se mund ta shesë Iscon, vetëm për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit danez.

    Eriksen ka qenë në Spurs që nga vera e vitit 2013 kur ai u transferua nga klubi holandez Ajax për një çmim prej 13.50 milionë euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!