×
  • Sport
  • Sport

    Refuzoi oferta nga Amerika, Muhamet Ramadani është e ardhmja e atletikës së Kosovës

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 21:25

    Muhamet Ramadani ka improvizuar një hapësirë në oborrin e shtëpisë së tij për t’i bërë stërvitjet. Ky vend është bërë përditshmëri për të, pasi që me anë të këtyre stërvitjeve ai ka arritur të na bëjë krenar përsëri.


    Kjo për arsye se ai ka fituar medaljen e artë në kampionatin ballkanik në Turqi në garën e hedhjes së gjyles.

    Muhamet Ramadani për të gjithë tashmë po njihet si e ardhmja e atletikës së Kosovës.

    Ramadani tregon për RTV Dukagjinin për suksesin e arritur se fundmi në Stamboll, ku fitoi të artën duke hedhur gjylen 18.85 cm. Ai po ashtu edhe për garat e ardhshme po synon suksese.

    “Gara ka qenë mjaft e vështirë pasi kam pasur konkurrentë mjaft të fortë. Në garë kanë qenë rreth shtatë kandidatë mirëpo unë kam mundur t’i largohem vendit të dytë për rreth një metër…Vitin e ardhshëm i kam diku katër gara ndërkombëtare: dy kampionate ballkanike, kampionatin evropian dhe kampionatin botërorë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, atleti Muhamet Ramadani.

    Për atletin nga Mitrovica ka pasur interesim nga disa universitete amerikane por dëshira e Metit është gjithmonë që të arrijë suksese me Kosovën, përcjell Telegrafi.

    “Njëra nga ofertat ka qenë që unë të garojë për një universitet të Amerikës. Ata më kanë hequr të gjitha shpenzimet dhe po ashtu më kanë premtuar financim të studimeve. Të gjitha këto do të kushtonin rreth 300 mijë euro. Por unë nuk kam pranuar këtë ofertë nga dëshira e madhe që kam për të përfaqësuar Kosovën”, deklaroi më tej Muhamet Ramadani.

    Sa është i kënaqur me rezultatet e arritura nga Muhameti tregon edhe trajneri i tij dhe njëkohësisht babai, Shaban Ramadani.

    “Jam i kënaqur me punën e Metit pasi është punëtorë dhe ka disiplinë. Ka aq shumë disiplinë sa që ndonjëherë mu si prind, jo si trajner, më dhimbset pasi ka përkushtim maksimal në atletikë. Synimi është që të kalojë në garat senior”, deklaroi trajneri i atletikës, njëkohësisht babai i Muhametit, Shaban Ramadani.

    Fal suksese të arritura nga Muhmet Ramadani në hedhjen e gjyles, bën që emri i Kosovës të dëgjohet edhe në sportin e atletikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!